Politike

‘Jemi ende në fazë negociimi’, Paja mori statusin ‘investitor strategjik’ pa dakortësi

24 Mars 2022, 20:03 Nga DOSJA
‘Jemi ende në fazë negociimi’, Paja mori statusin

TIRANË– Aktori i humorit Paja cilësohet ‘investitor strategjik’ dhe kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro në një hapësirë 133 mijë metra katrorë tokë.

Por, nuk ka ende dakortësi nga të gjithë pronarët e ligjshëm të pronave në zonën ku do të ndërtohet, siç edhe është kushti për të marrë statusin ‘investitor strategjik’. Vetë Paja në reagimin tij shkruante se me një pjesë të pronarëve ende nuk ka marrëveshje dhe negociimi vazhdon.

Si e përfitoi titullin pa këtë kush Paja?

Reagimi i Pajës: NUK KAM PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE NGA SHTETI. Ne vijim te shpifjeve te turpshme dhe te motivuara politikisht qe qarkullojne ne Media, deshiroj te sqaroj opinionin publik per sa vijon: Kompanite Startek dhe Ecotech kane nenshkruar nje marrveshje me nje kompani te huaj, te specializuar ne fushen e turizmit per ndertimin e nje resorti turistik. Per kete qellim, kemi vene ne dispozicion nje prone te Cilen e kemi blere nga pronare te ligjshem si dhe asete financiare te garantuara nga Bankat. Kemi aplikuar per investitor strategjik, si nje e drejte qe na jep ligji ne baze te vleres se investimit. Kushti Ligjor per marrjen e statusit te mesiperm Eshte : dakortesia me gjithe pronaret e ligjshem te pronave ne kete zone, ku me nje pjese te pronarve Jane nenshkruar marrveshjet perkatese, Ndersa me pjesen tjeter jemi ende ne faze negocimi. PERGENJESHTROJME me force shpifjet ne qarkullim dhe theksoj se: qe nga fillimi i ketij procesi e deri me sot, nga ana jone, NUK ESHTE PERFITUAR ASNJE CM2 TOKE SHTETERORE.

“Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdoret për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazmend paja gazmend paja

Sondazh

Poll