Politike

VD-Noka bllokon Foltoren në Kuvend, Felaj kërkon 3 minuta pushim: Iku koha e kërcënimeve

24 Mars 2022, 15:48 Nga DOSJA
VD-Noka bllokon Foltoren në Kuvend, Felaj kërkon 3 minuta pushim: Iku

TIRANË– Debat i ashpër mes zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ky i fundit ka kërkuar më shumë kohë dhe nuk e ka liruar Foltoren edhe pse Felaj ka dhënë pushim. Pa mikrofon ai ka replikuar me të për më shumë kohë, por socialistja i ka shpjeguar se kishte marrë gjithë kohën që i lejonte procedura dhe se nuk mundte që t’i jepte më shumë.


“E pate kohën në dispozicion e shpjegove. Juve Vokshi jua dhashë kohën, dhe kohën shtesë. Nuk ndërhyva enkas dhe iu lashë të mbaroni. Por ju nuk e dërguat deri në fund. Ju aq e gjykuat të nevojshme kështu që kohën tuaj të foljes e keni përfunduar. Kohë tjetër nuk ka se ku të dalë. Shqip po jua them. Zoti Noka ka mbaruar koha e kërcënimeve në Kuvend. Shfrytëzuat 7 minuta për të folur, 3 minuta ju dhe 16 minuta kolegia juaj. Nuk ke asnjë të drejtë të bësh një kërkesë të tillë. Kjo pikë e rendit të ditës mbyllet këtu, 3 minuta pushim,”-i tha ajo.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ermonela felaj flamur noka seanca plenare 24 mars 2022 ermonela felaj flamur noka seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll