Politike

‘Rama si Zeusi’, Bilali s’tërhiqet: E kam thënë në 2017, i qëndroj akoma

24 Mars 2022, 18:11 Nga DOSJA
‘Rama si Zeusi’, Bilali s’tërhiqet: E kam thënë

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilali i qëndron deklaratës së saj që u bë virale së fundmi, në të cilën shprehej se kryeministri Edi Rama ishte në rrugën e duhur për tu bërë ‘Zeus’, Perëndi. Në një intervistë për FaxNew, Bilali tha se këtë gjë e ka thënë në vitin 2017, kur ka qenë pjesë e shoqërisë civile, e pa angazhuar në polititkë. Ajo shtoi se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti, por që u qëndron ende.

“Deklarata e Zeusit është nxjerrë nga konteksti. Është një deklaratë e vitit 2017 kur isha pjesë e Shoqërisë Civile, ende e paangazhuar politikisht. Një qeveri e cila nuk ka një opozitë konstruktive është një qeveri e cila lehtësisht mundet të kalojë në gjendej letargjie. Ne fatmirësisht kemi opozitën më të fortë brenda vetes. Fatkeqësisht deklarata ime e 2017-tës është ende në fuqi, është e velfshme edhe sot ku ne i bëjmë opozitë vetes duke punuar 24/7,”- tha Bilali ndër të tjera.

Bilali bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë, pasi një video ku ajo dëgjohej të fliste për Ramën u bë virale. Ajo e krahasonte kryeministrin Edi Rama me Zeusin, perëndinë greke që konsiderohej si dërguesi i bubullimave dhe vetëtimave, shiut dhe erërave.

VIDEOJA VIRALE:

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edona bilali edi rama edona bilali

Sondazh

Poll