Politike

Nesër pritet vendimi, Kaso: Bindja e gjykatësit mund të jetë fatale për 11 Dhjetorin

24 Mars 2022, 19:00 Nga DOSJA
Nesër pritet vendimi, Kaso: Bindja e gjykatësit mund të jetë

TIRANË- Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i grupimit për rithemelimin e Partisë Demokratike ka folur në “Top Talk” për zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt mbledhja e kryesisë së PD me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, të cilët i kanë bërë thirrje grupit të rithemelimit të pezullojë të gjitha aktivitetet politike si një shenjë për bashkimin e partisë.

I pyetur nëse mund të rrëzonte vendimin e njohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit, Kaso tha se nuk e dinë bindjen e brendshme që i krijohet gjykatës, por mund të flasë vetëm me fakte dhe prova.

Dyrnjaja: Po ju heq nga pozicioni i juaj, nga e gjithë pikënisja që jeni marrë për organizimin e kuvendit deri tek dorëzimi i dosjes në gjykatë. Nëse do ishit juve gjyqtar, do kishit mundësi që ta rrëzonit këtë akt politik të Kuvendit. Ka brum për ta rrëzuar apo është subjektiv?

Kaso: Po përgjigjem me diçka që është interesante në Kodin tonë kur flitet për vendimet e gjykatës. Shumë pak e dinë që gjykata vendos bazuar mbi faktet, provat të raportuara me ligjin dhe me bindjen e brendshme që i krijohet gjykatës. Unë di të them që faktet, prova dhe ligji janë aty dhe janë të pakontenstueshme nga askush. Bindja e brendshme që i krijohet gjykatës është dicka që askush nuk e di, por e kemi dhe në ligj, gjykatat gjykojnë dhe vendosin në republikën e Shqipërisë, përveç fakteve dhe provave dhe bindjen e brendshme kështu që për këtë pjesë nuk di të shprehem por për ligjin sa i saktë është, statutin, faktet dhe provat di të garantoj.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso ivi kaso

Sondazh

Poll