Politike

Bardhi s’tërhiqet: Berisha të mos përfshijë PD në luftën me SHBA, është zotuar, ta zbatojë

24 Mars 2022, 19:00 Nga DOSJA
Bardhi s’tërhiqet: Berisha të mos përfshijë PD në

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet nga PD-ja. I ftuar në ‘Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, Bardhi tha se Berisha është zotuar që nuk do ta përfshijë PD-në në përballjen e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shpalljes non-grata. Sipas tij, ky është mometni që Berisha të zbatojë politikisht atë që ka thënë gojarisht, duke u distancuar nga PD.

“Zoti Berisha për fatin e tij të keq dhe të demokratëve ka një problematikë me SHBA-të. Ai është zotuar që nuk do ta përfshijë PD-në në këtë konflikt. Ky është momenti që ai ta tregojë këtë gjë, për fat të keq për gjashtë muaj me radhë e ka bërë dhe tashmë është momenti që të marrë një vendin, të mos e përfshijë Partinë Demokratike në një konflikt personal që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,”- tha Bardhi.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi partia demokratike gazment bardhi partia demokratike

Sondazh

Poll