Politike

VD-DEBATI/ Noka: Privati po përfiton tek 5 maji, s’ka zhvillim. Balluku: Do bëhet lagje

24 Mars 2022, 16:09 Nga DOSJA
VD-DEBATI/ Noka: Privati po përfiton tek 5 maji, s’ka zhvillim.

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike Flamur Noka në sallën e Kuvendit. Balluku u thirr në interpelancë për planin ndërtimor në dy lagjet e Tiranës ‘5 Maji’ dhe Pakuqan’, banorët e të cilave protestojnë prej muajsh. Noka tha se atë që po bën shteti shqiptar kundrejt këtyre banorëve nuk e ka bërë as pushtuesi. Ai shtoi se pronat në vend zaptohen në shpërfillje të ligjeve dhe nuk konsultohen me qytetarë. Dhe kjo sipas tij është kambanë alarmi që duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët, pasi në atë vend nuk ka zhvillim, por po ndërtohen pallate ku nxirren fitime nga privati. Ministrja Balluku nga ana tjetër thotë se për 5 majin parashikon zhvillimin e një lagje të re banimi dhe integrimin e saj me pjesën tjetër.   


Pjesë nga debati mes tyre:

Flamur Noka: Pas çdo projekti qeveritar fshihet një akt i thellë korruptiv dhe kjo po rrënon shtetin pasi qeveria juaj nuk ka ndjeshmëri në këtë aspekt dhe babëzinë e ka shndërruar në normë. Ajo që na shqetësojnë është sjellja e shtetit tonë ndaj qytetarëve si një bandë sa herë që duan të shesin një projekt si projekt zhvillimi. Atë që po u bëni juve shqiptarëve nuk jua ka bërë kurrë as pushtuesi.  Mos vallë këto qytetarët që po ngrënë zërin janë kundër zhvillimit? Përveçse u vodhën dhe u dhunuan e u shkelën me këmbë tani edhe poshtërohen. Askush nuk është kundër zhvillimit, por kur këto projekte zaptohen në shpërfillje të ligjeve dhe nuk konsultohen me qytetarë kur ju vidhet toka dhe ju shkatërrohet shtëpia, është kambanë alarmi që duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët. A e dini se te 5 maji shpronësimi nuk është për interes publik, por për interesa private. Nuk ka zhvillim që po ndërtohet në atë vend, por pallate ku nxirren fitime nga privati.

Belinda Balluku: Ju thatë se nuk jeni kundër zhvillimit ekonomik të vendit dhe këtu është një pikë që ne bashkohemi. ARRSH së bashku me bashkinë e Tiranë kanë qenë në terren për të parë pronat që preken nga projekti edhe janë njoftuar dhe informuara qytetarë dhe bizneset. Plani vendor për 5 majin parashikon zhvillimin e një lagje të re banimi dhe integrimin e saj me pjesën tjetër.   

LAJMI KRYESOR: KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku flamur noka seanca plenare 24 mars 2022 belinda balluku flamur noka seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll