Politike

VD-Kriza/Bushati tallet: Ministre, po përmbysni Prizrenin! Balluku:Mos më shtrembëro fjalën

24 Mars 2022, 10:35 Nga DOSJA
VD-Kriza/Bushati tallet: Ministre, po përmbysni Prizrenin! Balluku:Mos

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, akuzoi Ministrinë e Energjisë se ka gënjyer me rritjen e metrave të kaskadës së Fierzës, duke u shprehur se në fakt kemi 6 metra nga e ashtuquajtura “pika e vdekjes”. Madje ai duke bëri ironi tha se për 10 minuta, dje në mbledhjen e Komitetit Teknik, e shtuan me 13 metra dhe me këtë ritëm një ditë do të përmbytin Prizrenin. Ndërsa ministrja Belinda Balluku, iu kundwrpwrgjigj duke u shprehur se ai nuk i kuptonte shifrat.


PJESË NGA BISEDA:

Bushati: Kriza juaj është keqmenaxhim, sot Fierza është 6 metra nga pika e vdekjes, vetëm importoni. Kjo është e vërteta. Po mbështesni partnerët tuaj. Mblidheni Komitetin e Energjisë, kuota është 258 metra, del ministrja thotë kemi bërë menaxhimin më të mirë, del drejtori i KESH dhe thotë niveli i kaskadës është 271 metra. Zonja ministre mblidhni sa më rrallë komitetin se po përmbysni Prizrenin.

Balluku: 259 metra është sot rezerva. Duhet të dëgjoni me vëmendje, mos u emociononi. Bizneset e mëdha kanë dalë në tregun e lirë, e nuk mund t’i kthejmë në sistem. Është koha që të gjithë së bashku të gjejmë zgjidhje. Reflektoni se nuk iu kanë sjellë këtu për të shtrembëruar fjalët e mia.

Bushati: Është detyrë e çdo deputeti që të kërkojë replikë, ministrja e di shumë mirë keqmenaxhimin. Zonja ministre hiqni taksën e qarkullimit.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI nis me DEBATE, Spaho kërkon interpelancë, Alibeaj: Kërkuam mocion me Ramën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku helidon bushati seanca plenare 24 mars 2022 belinda balluku helidon bushati seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll