Politike

Salianji del nga mbledhja: Të nisë bashkimi! Asnjë propozim për emra konkretë

23 Mars 2022, 21:19 Nga DOSJA
Salianji del nga mbledhja: Të nisë bashkimi! Asnjë propozim

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dalë nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike që po zhvillohet në seli pa praninë e Lulzim Bashës që u dorëhoq. Në një deklaratë për mediat, Saianji tha se tashmë është koha që të nisë bashkimi mes demokratëve. Ai shtoi se nuk janë të nevojshme ultimatumet mes tyre. I pyetur për propozime për persona që mund të marrin drejtimin e partisë pas ikjes së Bashës, Salianji tha se nuk ka pasur propozime konkrete.

“Negociatat, e thashë edhe në mbledhje, nuk mund të ketë ultimatume, po kërkon Presidenti i Ukrainës takime e kosnultime çdo ditë Putinit dhe jo më ne që kemi qenë bashkë e kemi bërë beteja me njëri-tjetrin. Të lemi dhe të flasim, nuk pati propozime për emra konkretë. Besoj që duhet të qëndrojmë në këto shina pa nisur asnjë aktivitet. Të nisë bashkimi dhe të përfundojë me një garë reale. Momenti për të reflektuar për ata që do të bëjnë hapa pas. Na bashkojnë më shumë gjëra se sa na ndajnë. Të nisim njëherë me ato që na bashkojnë,”- tha Salianji.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll