Sport

Më në fund u bind, bavarezi Joshua Kimmich tashmë është vaksinuar…

24 Mars 2022, 06:02 Nga DOSJA
Më në fund u bind, bavarezi Joshua Kimmich tashmë është

GJERMANI – Joshua Kimmich, lojtari i Bayern Munich, tashmë është vaksinuar, raporton “Bild”. Futbollisti ka qenë në qendër të polemikave për refuzimin e tij për të marrë dozën kundër koronavirusit.

Madje, vetë ministri i Shëndetësisë i kishte ofruar vaksinimin, duke i shpjeguar edhe rreziqet, pasi mesfushori deklaronte se nuk ka besim te efektet afatgjata që mund të ketë doza. Megjithatë, tani mendimi i tij ka ndryshuar.

Kjo, pasi gjermani e ka ‘paguar’ skepticizmin e tij ndaj vaksinimit, atij iu desh të bënte tre karantina radhazi.

Ai rezultoi pozitiv me Covid-19 në dhjetor dhe deri sa rezultoi negativ në PCR, pasojat e virusit e mbajtën Kimmich larg fushave të lojës deri më 7 janar. Mesfushori pësoi një infiltrim të lehtë pulmonar dhe ai nuk mundi të luante gjithsej gjashtë ndeshje.

Pasi kaloi Covid-19 në dhjetor, ai tashmë konfirmoi ndryshimin e vendimit dhe se, për rrjedhojë, do të vaksinohej. Dhe, sipas mediave gjermane, Kimmich tani e ka marrë imunizimin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich joshua kimmich (covid) në mes joshua kimmich vendosi të flasë mesfushori joshua kimmich administratori i bayern munich joshua kimmich (covid) në mes joshua kimmich vendosi të flasë mesfushori joshua kimmich

Sondazh

Poll