Politike

Vdekja e Albright, Kryemadhi: Mike e madhe e shqiptarëve dhe model i forcës së gruas

23 Mars 2022, 20:02 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Kryemadhi: Mike e madhe e shqiptarëve dhe model i

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për vdekjen e ish-sekretares së DASH Madalene Albright. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se botës ka për t’i munguar kontributi i Albright. Ajo ka shtuar se Albright është një mike e madhe e shqiptarëve dhe një model i forcës së gruas.

Postimi i Plotë:

Botës prej sot do t’i mungojë kontributi i Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, mike e madhe e Shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim. Emri i saj ka një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë, duke kulmuar me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilin kombi shqiptar do ti jetë përjetë mirënjohës. Impakti i fenomenit Albright do të vazhdojë si deri më sot, të frymëzojë gjenerata liderësh që ngrihen mbi vlera dhe parime.

LAJMI KRYESOR: Shuhet Albright, Sekretarja e parë e Shtetit që ‘çliroi’ Kosovën nga gjenocidi serb

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike madeleine albright monika kryemadhi vdes madeleine albright madeleine albright monika kryemadhi vdes madeleine albright

Sondazh

Poll