Politike

Gazmend Paja mori tokat në Dhërmi, Berisha: Dhuratë me Ramën, ndërton resortin ‘lumturia’

23 Mars 2022, 20:49 Nga DOSJA
Gazmend Paja mori tokat në Dhërmi, Berisha: Dhuratë me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për aktorin e humorit Gazmend Paja, i cili është shpallur investitor strategjik në bregdetin e jugut dhe kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ kanë marrë133 mijë m2 tokë në Dhërmi. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo është vjedhja e fundit që ka bërë kryeministri Rama, këtë herë në bashkëpunim me Pajën.

“Nje vjedhje e hapur e Edvin Rames me Gaz Pajen!  Ja se si Rama dhe Paja lumturojne njeri-tjetrin me 133 mije meter katror ne Dhermi per ndertimin e Resortit “Lumturia”. Per kete qellim Gaz Paja me nje VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuraten e perbashket me Ramen! Vjedhja e fundit ne serialin e vjedhjeve te narkoqeverise. Sb. Ketu me poshte keni VKM e lumturimit te perbashket Rama-Paja,”- shkruan Berisha.

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro. Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dhermi resort gazmend paja dhermi resort gazmend paja

Sondazh

Poll