Politike

Gjana sherr me Bushatin: S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh!

23 Mars 2022, 19:09 Nga DOSJA
Gjana sherr me Bushatin: S’të shkon të vish me

TIRANË– Jemin Gjana i qëndros idesë së mbajtjes së dyerve të blinduara në selinë e Partisë Demokratike. I pranishëm në mbledhjen e kryesisë që po zhvillohet të mungesë të Lulzim Bashës që u dorëhoq, Gjana ka refuzuar propozimin e Helidon Bushatit, i cili kërkoi që të hiqeshin dyert e blinduara.

Debati mes tyre:

Helidon Bushati – Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi ketu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam vetëm unë këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet lokalet janë më të afërta.

Jemin Gjana: Je familje e madhe shkodrane. S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh. Uroj zotin Alibeaj. Hera e parë që PD-në e drejton një ish i përndjekur. Dhe ndjehem mirë për këtë.

LAJM KRYESOR: Kryesia e PD mblidhet pa Bashën, kërkesat: Hiqni blindet, të bashkohemi! Stop karshillëkut

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kryesia e pd 23 mars 2022 kryesia e pd 23 mars 2022

Sondazh

Poll