Politike

Alizoti: U thashë ktheni Berishën e të përjashtuarit në parti, e pritën me të qeshur

23 Mars 2022, 20:10 Nga DOSJA
Alizoti: U thashë ktheni Berishën e të përjashtuarit në

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka propozuar që të rikthehen të përjashtuarit në Partinë Demokratike, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai la mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu në mungesë të Lulzim Bashës që u dorëhoq dhe para mediave tha se PD-së i ka propozuar të zhbëjë aktet për të pëzulluarit e përjashtuarit nga partia. I pyetur për përgjigjen që ka marrë, Alizoti tha se të pranishmit i ishin dukur pozitivë lidhur me kërkesën e tij.

“Ne duhet të unifikohemi përmes akteve. Partia është garë, nuk sh,angim dot asnjë kandidat. Unë do të doja që demokratët të zgjidhnin të ardhmen, por këtë nuk e vendos unë. Këto ishin ato që thashë unë, duhet të heqim dyert e blinduara dhe të futemi në një garë. Duhet të futemi në garë dhe të hapemi me njëri-tjetrin. U thashë të zhbëhen aktet, të rikthehen në parti të pezulluarit e të përjashtuarit. E pritën me buzëqeshje, tani të shohim. Nuk jam kontaktuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD,”- tha Alizoti.

LAJM KRYESOR: Kryesia e PD mblidhet pa Bashën, kërkesat: Hiqni blindet, të bashkohemi! Stop karshillëkut

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kryesia e pd 23 mars 2022 tomor alizoti kryesia e pd 23 mars 2022 tomor alizoti

Sondazh

Poll