Politike

Vdekja e Albright, Basha: Shqiptarët s’do të të harrojnë kurrë!

23 Mars 2022, 19:27 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Basha: Shqiptarët s’do të të

TIRANË– Kryetari në ikje i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndajen nga jeta të Madeleine Albright, Sekretarja e parë femër e Shtetit në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shtytjen e saj që aleanca të ndërmarrë veprime vendimtare për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.

“RIP Madeleine Albright, Sekretarja e parë femër e Shtetit në SHBA. Përgjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e saj të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në PfP dhe #NATO . Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shtytjen e saj që aleanca të ndërmarrë veprime vendimtare për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë,”- shkruan Basha.

RIP Madeleine Albright, first female US Secretary of State. Forever grateful for her staunch support of Albania’s PfP and #NATO membership process. Albanians will never forget her push for the alliance to take decisive action to stop genocide and ethnic cleansing in Kosovo. pic.twitter.com/gQTePhMEgG

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 23, 2022

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare. Falë saj, Kosova pa ditën e çlirimit nga gjenocidi serb pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha madeleine albright lulzim basha madeleine albright

Sondazh

Poll