Politike

Zbardhen debatet në PD, Bushati: Hiqni dyert e blinduara

23 Mars 2022, 18:30 Nga DOSJA
Zbardhen debatet në PD, Bushati: Hiqni dyert e blinduara

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati ka kërkuar që të hiqen dyert e blinduara në Partinë Demokratike si një sinjal normaliteti. I pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Bushati tha se të gjithë duhet të kontribuojnë në forcimin e Partisë Demokratike, por që thelbësor është çlirimi i saj nga fortifikimi.

“Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorike, por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim te të gjithë flukseve.  Si sinjal të parë unë propozoi dhe do dëshiroja që ti kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të parë të rikthimit në normalitet. Vetëm e bashkuar do të mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minut kohë për të humbur, zgjedhjet  janë shumë afër. Prandaj të gjithë ne do duhet të japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet të tregojmë pjekuri,”- mësohet të ketë thënë Bushati.

LAJM KRYESOR: Kryesia e PD mblidhet pa Bashën, kërkesat: Hiqni blindet, të bashkohemi! Stop karshillëkut

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike helidon bushati kryesia e pd 23 mars 2022 helidon bushati kryesia e pd 23 mars 2022

Sondazh

Poll