Politike

Vdekja e Albright, Berisha: E prita në Tiranë, avokate e shkëlqyer e Kosovës

23 Mars 2022, 19:51 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Berisha: E prita në Tiranë, avokate e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së ish-sekretares së shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright. Në një postim në facebook, Berisha shkruan se Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ai kujton se si e ka pritur në Tiranë ish-Sekretaren e Shtetit e cila deri në frymën e fundit mbeti një avokate e Kosovës.

Postimi i Berishës:

Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright! Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone. Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.  Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë ndërroi jetë sot në moshën 84-vjeçare. Falë saj, Kosova pa ditën e çlirimit nga gjenocidi serb pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha vdes madeleine albright sali berisha vdes madeleine albright

Sondazh

Poll