Politike

Gripi i pulave, Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Ministrja Krifca është me pushime

23 Mars 2022, 18:04 Nga DOSJA
Gripi i pulave, Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Ministrja Krifca

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se një qytetar i ka treguar se edhe pse jemi në një kohë ku gripi i pulave është i përhapur, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ndodhet me pushime. Ai shkruan se këtë gjë e tregon edhe sistemi Tims dhe hotelet e luksit që janë prenotuar.

Postimi i Plotë:

Qeveria e gripit te pulave! Te dashur miq, gripi i pulave dhe ngordhja e miliona pulave nga kjo semundje problematike per njerezit eshte skandali i fundit i narkoqeverise. Kjo sepse narkoqeveria ne kundershtim flagrant me detyrimet ligjore kombetare dhe nderkombetare ne shkelje te ligjeve kombetare dhe ndekombetare fshehu gripin e pulave nuk njoftoi popullaten, as dhe institucionet respektive nderkombetare duke kercenuar rende shendetin dhe jeten e njerezve me nje epidemi te perhapur te gripit te shpendeve.

Perveç ketyre sistemi veterinar ne Shqiperi nuk ka kushtet me minimale per te ndjekur kete semundje. Qytetari dixhital akuzon ministren si pergjegjese per kete situate. Duke denuar me ashperine me te madhe kete skandal ma pasoja te renda per shendetin e shqiptareve ju ftoj te lexoni mesazhin e meposhtem. sb

Pershendetje Z. Berisha Ne nje kohe qe po behet kerdia, kane ngordhur 500 mije pula, Ministrja jone e nderuar, Znj.Krifca eshte me pushime per qejf te saj. Eshte nisur ne date 20 dhe tani qe po flasim eshte akoma me pushime. Rrezikojme te paguajme 50 leke per nje veze. Gjithe te mirat dhe ju i nderuar. Sistemi Tims e verteton me se miri kete fakt dhe hotelet e luksit dhe qejfit qe ka prenotuar nderkohe qe ekipet ne terren po rrine ne ore te vona. Me respekt. Ju faleminderit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi sali berisha frida krifca gripi i shpendeve ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll