Sport

Presidenti i FFF-së: “Mbappé ka më shumë shanse për të fituar ‘Topin e Artë’ me PSG”…

23 Mars 2022, 09:35 Nga DOSJA
Presidenti i FFF-së: “Mbappé ka më shumë shanse

FRANCE Ku do të luajë Kylian Mbappé sezonin e ardhshëm, në fund të kontratës së tij me PSG-në në qershor? A do të mbesi ai me skuadrën poshtë Kullës Eifel, apo do të largohet në drejtim të Real Madridit, sikundër përflitet?

Mes të dy këtyre alternativave, nuk mungon edhe zemra dhe fjala e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët.

Në një intervistë dhënë këtë të mërkurë për ‘Ouest-France’, shefi i futbollit francez thotë se ai “dëshiron që Kylian Mbappe të qëndrojë në Paris.

Për futbollin francez, është më mirë të kesh një nga lojtarët më të mirë në botë në kampionatin tënd. Ai ka më shumë gjasa të jetë ‘Topi i Artë’ me PSG-në sesa të largohet,” – ka deklaruar ai.

Aktualisht, veçanërisht pas eliminimit të PSG-së nga Champions League, janë shtuar zërat dhe spekullimet për të ardhmen e yllit francez të futbollit. Kalimi te Real Madridi duket si një gjë gjë e kryer, ndërkohë që vetë futbollisti nuk prononcohet rreth kësaj çështjeje.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappé dhe erling haaland kylian mbappe si lojtar i real madridit e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappé dhe erling haaland kylian mbappe si lojtar i real madridit

Sondazh

Poll