Politike

Këlliçi ‘rikthehet’ në FRPD! Zbulon nismën e re që ka ndërmarrë: Shihemi nesër

22 Mars 2022, 18:23 Nga DOSJA
Këlliçi ‘rikthehet’ në FRPD! Zbulon nismën e

TIRANË– Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokrarike dhe njëkohësisht deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është rikthyer në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Këlliçi zbulon se bëhet fjalë për zgjerimin e këtij forumi dhe kjo nismë do të marrë emrin “FRPDtalks”.

Në një postim në Facebook, Këlliçi sqaron se ky organizim synon hapjen e partisë Demokratike dhe zhvillimin e debatit të brendshëm. Pjesë do të jenë disa persona, mes tyre aktivistja Evi Kokalari si dhe Rick Loughery, Kryetar i Young Republican National Federation.

Statusi i plotë:

Për të shënjuar 30-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike, ne të rinjtë e FRPD, kemi kënaqësinë t’ju bëjmë të njohur nismën tonë #FRPDTalks, që synon hapjen e partisë ndaj kontributeve të reja dhe institucionalizimin e debatit të brendshëm, si të vetmen formë të demokratizimit të PD, hapjes, bashkimit dhe forcimit të saj. Na janë bashkuar në këtë nismë të rinjtë republikanë amerikanë, delegacioni i të cilëve kryesohet nga Rick Loughery, Kryetar i Young Republican National Federation. Jemi krenarë për bashkëpunimin afatgjatë me Young Republicans of America!
Shihemi nesër! 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi frpd belind kelliçi frpd

Sondazh

Poll