Sport

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, pa rivalë për të organizuar “Euro 2028”…

22 Mars 2022, 15:47 Nga DOSJA

ANGLI – Me përjashtim të një surprize të minutës së fundit, UEFA do të pranojë zyrtarisht ofertën e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për organizimin e “Euro 2028”.

Sipas ‘The Times’, asnjë vend tjetër nuk ka aplikuar përpara afatit të fundit për kandidaturat, të caktuar për të mërkurën.

Prandaj, europiani pritet të zhvillohet në Angli, Skoci, Irlandë, Irlandën e Veriut dhe Uells, me kusht që të jenë marrë të gjitha garancitë e qeverive deri në fund të vitit.

Nëse nuk është kështu, do të hapet edhe një herë gara e re për aplikim, pas kësaj të hapur që nga tetori.

Pasi kishte menduar për paraqitjen e kandidaturës për njëfarë kohe, Italia tani duket se do të përqendrohet në edicionin e vitit 2032.

Sa i përket Turqisë, pasi kishte dështuar disa herë në të kaluarën, nuk dukej shumë e motivuar për të provuar sërish shansin e saj për edicionet e 2028-s ose 2032-it, sipas sipas burimeve të cituara nga e përditshmja britanike.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “euro 2020” në “wembley” angli euro 2020 eliminatoret irlandë irlandën e veriut dhe uells komitetit ekzekutiv të uefa-s mbretërisë së bashkuar dhe irlandës skoci “euro 2020” në “wembley” angli euro 2020 eliminatoret irlandë irlandën e veriut dhe uells komitetit ekzekutiv të uefa-s mbretërisë së bashkuar dhe irlandës skoci

Sondazh

Poll