Sport

Jo vetëm Zaniolo për të zëvendësuar Dybalan, Juventus ndjek me interes yllin e Liverpool

22 Mars 2022, 14:39 Nga DOSJA
Jo vetëm Zaniolo për të zëvendësuar Dybalan, Juventus

ITALI– Pasi hoqën dorë nga Dybala, Juventus ka plane të qarta për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues për sezonin e ardhshëm. Klubi bardhezi dëshiron të afrojë Nicolò Zaniolon, xhevahirin e Romës, i cili po negocion me Romën për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024.

Juventus duket i gatshëm të investojë 50 deri në 60 milionë. Giacomo Raspadori, një tjetër sulmues që po ndiqet me interes, çmimi i sulmuesit të Sassuolos është rreth 40 milionë euro dhe CEO i emilianëve, Giovanni Carnevali, tha se pas marrëveshjes me Locatellin, ai do të ishte i lumtur të mund të negocionte sërish me bardhezinjtë.

Për mesfushën, Juventus ka në mendje objektivin numër një: Sergej Milinkovic-Savic. Sipas asaj që raporton, e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ëndrra e Allegrit është Mohamed Salah. Me egjiptianin tekniku mund të mbështetet në një modul klasik 4-3-3.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala juventus liverpool salah dybala juventus liverpool salah

Sondazh

Poll