Sport

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, Shevchenko i “bën dalje” mikut Abramovich, mesazhi i tij!

22 Mars 2022, 15:03 Nga DOSJA
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, Shevchenko i “bën

UKRAINË– Nuk është një kohë e lehtë për Andriy Schevchenkon. Ish-kampioni i Milanit është rreshtuar në vijën e parë për t’i thënë jo luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në çdo mënyrë dhe me çdo mjet ai po përpiqet të bëjë thirrje për rivendosjen e rendit dhe paqes.

Në një intervistë për tabloidin britanik Daily Mail ai foli për marrëdhënien me ish-presidentin e Chelseat, Roman Abramovich. Manjati rus e bleu atë në verën e vitit 2006 nga Milan.

Shevchenko dhe miqësia me Abramovich

Ajo që ndodhi kohët e fundit, megjithatë, ka përkeqësuar pashmangshmërisht marrëdhëniet mes të dyve dhe Andriy nuk e fsheh: “Ne kishim një marrëdhënie të gjatë miqësie, por nuk mendoj se mund të jetë përsëri e njëjta gjë”, u shpreh Shevchenko, duke nënvizuar se si gjërat do të ndryshojnë mes tij dhe miqve rusë.

“Në të njëjtën kohë unë e di se ka shumë rusë që duan të ndalojnë luftën dhe unë ende dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë pjesën e tyre për të sjellë përsëri paqen në vendin tim, të ndalojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe fëmijëve.

Të gjithë e dimë se lufta është mizore, por nuk mund ta durojmë atë.” Duke folur për periudhën e vështirë që po kalon Chelsea, ai komenton: “Historia e klubit nuk mund të fshihet dhe e kuptoj që është një kohë e vështirë për tifozët. Por jam i sigurt se ata do të jenë gjithmonë aty sepse e duan këtë klub.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich shevchenko abramovich shevchenko

Sondazh

Poll