Sport

Van Gaal: “Botërori në Katar është ‘qesharak’, një çështje parash”…

22 Mars 2022, 15:10 Nga DOSJA
Van Gaal: “Botërori në Katar është

HOLANDE – Tetë muaj para fillimit të Kupës së Botës (21 nëntor – 18 dhjetor), trajneri i kombëtares së Holandës, Louis van Gaal, vazhdimisht është shprehur kundër organizimit të botërorit në Katar.

Të hënën, në një konferencë për shtyp, ai e akuzoi përsëri FIFA-n se kishte zgjedhur Katarin për “një çështje parash dhe interesash komerciale”, duke përshkruar organizimin e këtij eventi si “qesharak”.

“Ne do të luajmë në një vend, ku FIFA pretendon se do të ndihmojnë në zhvillimin e futbollit. Është marrëzi”,– shtoi trajneri holandez, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 mëngjesin e së martës.

Votimi i Katarit për të pritur Kupën e Botës 2022 është shoqëruar me akuza të shumta për korrupsion, por FIFA e ka mohuar. Katari gjithashtu është vënë në shënjestër nga një sërë agjencish të të drejtave të njeriut për shkak të kushteve të punës së punëtorëve të ndërtimit.

“Pse mendoni se nuk jam në komisionet e FIFA-s me ekspertizën time? Sepse gjithmonë e kam kundërshtuar këtë lloj organizimi. Nuk është e drejtë,”- tha Van Gaal, duke akuzuar ashpër FIFA-n.

Federata Holandeze (KNVB) tashmë e ka shprehur publikisht kundërshtimin e saj për mbajtjen e Kupës së Botës në Katar dhe shqetësimin e saj për kushtet e punës së punëtorëve emigrantë. Çdo muaj, ajo mbledh një komision, anëtar i të cilit është edhe Van Gaal për të vlerësuar situatën dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Emirate.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kampionatin botëror “katar 2022” kupën e botës “katar 2022” louis van gaal trajneri i kombëtares së holandës kampionatin botëror “katar 2022” kupën e botës “katar 2022” louis van gaal trajneri i kombëtares së holandës

Sondazh

Poll