Sport

Lidhje indirekte me Bassar Al-Assad?! Qeveria angleze, gati t’i bëjë gropën edhe Man.City-t

22 Mars 2022, 12:32 Nga DOSJA
Lidhje indirekte me Bassar Al-Assad?! Qeveria angleze, gati t’i

ANGLI-Pas Chelseat, qeveria angleze ka vënë në shënjestër Manchester Cityn dhe në veçanti presidentin e klubit Mansour. Lidhja e Roman Abramovich me Vladimir Putin, e mohuar vazhdimisht nga manjati rus, bëri që qeveria e vendit të sanksiononte 55-vjeçarin dhe të ngrinte të gjitha asetet e tij në territorin britanik.

Tani qeveria e ka zhvendosur fokusin e saj te Manchester City dhe, në veçanti, te Mansour bin Zayed Al Nahyan. 51-vjeçari u takua me Presidentin e Sirisë Bassar Al-Assad, gjatë udhëtimit të këtij të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Udhëtimi i parë i Al-Asadit, aleatit të Putin, në vendin e Lindjes së Mesme që nga fillimi i luftës civile siriane 11 vjet më parë. Takimi, megjithatë, në Angli nuk u pëlqye aspak.

Qeveria britanike e akuzon sheikun se “nuk ka kontribuar për paqen”. Shumë kritika pati edhe nga Partia e Punës në opozitë. Parlamentari Bryant, i pari që foli për Abramovich, pyeti nëse Mansour ishte një “person i përshtatshëm dhe adekuat” për të zotëruar një klub në Premier League.

Duke folur për Telegraph, Bryant shtoi: “Çfarë është ajo që njerëzit nuk kuptojnë? Ekziston një formë e vrasjes barbare dhe e zgjatur në Siri, e drejtuar nga Assad. Dhe tani Putin po bën saktësisht të njëjtën gjë në një luftë barbare agresioni kundër Ukrainës së pafajshme sovrane. Kryeministri Boris Johnson, i cili ka qenë i përfshirë në çështjet e Chelseat javët e fundit, nuk ka folur ende. Megjithatë, nisur nga precedentët me Chelsean, tensionet mes Mansour dhe qeverisë angleze kanë filluar të shqetësojnë klubin, por edhe tifozët e City-t.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli manchester city angli manchester city

Sondazh

Poll