Sport

Anarki totale te PSG/ Dhoma e zhveshjes, çështja Hakimi dhe grindjet me amerikano-jugorët

22 Mars 2022, 14:09 Nga DOSJA
Anarki totale te PSG/ Dhoma e zhveshjes, çështja Hakimi dhe grindjet

PARIS– PSG po jeton ditë të vështira. Eleminimi nga Champions League ende djeg dhe ka lënë gjurmë në dhomat e zhveshjes së klubit francez. Sipas lajmeve nga ‘Rmc Sport’, në fakt, përçarja ka nisur mes grupit të amerikano-jugorëve dhe lojtarëve europianë është zgjeruar më tej, duke u bërë tashmë i pariparueshëm.

Sipas një burimi brenda PSG-së pas ndeshjes 0-3 ndaj Monacos: “Çdo gjë ka dalë jashtë dhe për fat tani do të ketë një pushim në mënyrë që situata të ftohet”. ‘Rmc Sport’ nënvizon veçanërisht vështirësitë në të cilat do të gjendej Achraf Hakimi, i cili në dhomat e zhveshjes është lidhur veçanërisht me Kylian Mbappe, me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit.

Për të konfirmuar situatën do të ishte një sjellje e vetë Hakimit, i cili nuk e fshehu pakënaqësinë në ndeshjen ndaj Monakos me egoizmin e disa shokëve nga Amerika e Jugut, fajtorë se e injoronin shpesh dhe nuk e furnizonin me topa. Mungesa e pulsit, një nga shkaqet e situatës së brendshme të PSG-së. Askush nuk komandon askend… Anarki totale.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hakimi psg hakimi psg

Sondazh

Poll