Sport

Wembley pret ‘Finalissima-n’/ Ja data dhe çmimet e biletave për ndeshjen Itali-Argjentinë

22 Mars 2022, 14:50 Nga DOSJA
Wembley pret ‘Finalissima-n’/ Ja data dhe çmimet e biletave

ANGLI- Data 1 qershor është përcaktuar si dita në të cilën do të luhet e ashtuquajtura “Finalissima”, takimi mes triumfueses së Kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës. Një trofe i krijuar për të sjellë më shumë bashkëpunim në sport, si dhe për të shkëmbyer kulturat sportive.

Stadiumi mitik anglez, “Wembley” do të presë Argjentinën dhe Italinë, në datën 1 qershor në një përballje që pritet të dhurojë emocione.Italia rikthehet kështu në stadiumin ku u shpall kampione e “EURO 2020” dhe kësaj radhe do të ketë përballë kampionët në fuqi të Kupës së Amerikës.

Gjithashtu kanë dalë në shitje dhe biletat për këtë përballje, të cilat shkojnë nga 25 paund deri në 99 paund. Sa i përket rregullave, nëse sfida i konsumon 90-minutat pa një fitues, atëherë ajo do të shkojë menjëherë te goditjet e penallitve dhe nuk do të ketë kohën shtesë prej 30 minutash.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentina italia argjentina italia

Sondazh

Poll