Sport

‘Stërvitet i dehur, po prish ambjentin’/ Akuzat ndaj Neymar, publikohet paga e frikshme

22 Mars 2022, 13:13 Nga DOSJA

FRANCË– Klubi i PSG po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe tifozët tashmë kanë identifikuar fajtorin numër një për të gjithë këtë dhe ai është Neymar. Në ndeshjen e fundit ndaj Bordeaux në ‘Parc des Princes’ sulmuesi brazilian u fërshëllye nga tifozët. Gazetari francez Daniel Riolo tregoi një prapaskenë të bujshme.
“Neymar nuk stërvitet më, ndonjëherë ai stërvitet në gjendje të dehur”, shpjegon Riolo në lidhje me sulmuesin. “Neymar është në një fazë ku ai në fakt kërkon hakmarrje ndaj klubit, ai ushqen urrejtje. Sot ai nuk është më futbollist.”

 

?️?? @DanielRiolo : “Les supporters du PSG en ont rien à cirer des simagrées de Neymar, de son documentaire Netflix. Il faut lui signer son chèque et qu’il parte. Il est en train de faire beaucoup de mal à l’intérieur du club” pic.twitter.com/Argc4Ru8xk

— After Foot RMC (@AfterRMC) March 21, 2022

Orët e fundit është bërë publike edhe pagat e lojtarëve në Francë. Sulmuesi merr më shumë se 4 milionë euro bruto në muaj, kështu që braziliani kalon Messin që mjaftohet me 3.3 milionë euro ndërsa Mbappe me 2,2 milionë.

Por ka edhe më shumë: paga mesatare te PSG arrin në 990,000 euro, ndërsa për të gjitha ekipet e Ligue 1 është rreth 100,000 euro. Në Ligue 1 paga mesatare e një lojtari (në bazë mujore bruto) është rreth 60,000 euro, por 50% e futbollistëve fitojnë më pak se 40,000 euro. Prandaj, PSG përfaqëson Eldoradon e futbollit francez dhe kjo jo vetëm për lojtarët. Ndër trajnerët, Mauricio Pochettino është më i paguari nga të gjithë me një pagë mujore bruto prej 1.1 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll