Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Drejtori i Shërbimit veterinar në Korçë: Nuk kemi vatra, kemi marrë masa

22 Mars 2022, 12:27 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Drejtori i Shërbimit veterinar në

KORÇË– Drejtori i Shërbimit Rajonal Veterinar, Fatmir Ozuni ka deklaruar se deri më tani në qytetin e Korçës nuk ka asnjë vatër të gripit të shpendëve. Për mediat, Ozuni u shpreh se janë marrë gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të mos ketë infektim. Po ashtu drejtori i shërbimit veterinar tha se 5 ditë më parë konstatuan një shpend të ngordhur, mirëpo pas analizave u zbulua se ai ishte i infektuar me influencë aviare.

“Kam ditë që kam ngritur grupet e punës që janë në terren për të parë situatën e shpendarisë në Korçë. Deri më sot në qarkun e Korçës nuk kemi asnjë lloj vatre, i kemi kontrolluar 6 bizneset e mëdha për shfaqjen e rasteve. Nuk ka asnjë shpend të sëmurë apo ngordhur. Janë marrë masa dhe çdo ditë jemi në terren për të mbikëqyrur situatën dhe kemi porositur të gjithë fermerët që të lajmërojnë në raste të tilla, e kemi për detyrë të marrim masa të menjëhershme. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me median dhe shërbimin veterinar, që t’i gjendemi fermerit për ta pasur situatën nën kontroll. Shërbimi veterinar ka konstatuar para 5 ditësh një shpend të ngordhur pelikani kaçurrel midis Prespës së Vogël. Përgjigja ka ardhur e menjëhershme dhe ka konstatuar se ky ka qenë i infektuar me influencë aviare. Kemi ndaluar të gjitha shitjet dhe blerjet përreth Pustecit. Ujërat e kanë zhvendosur, ka qenë u ardhur nga zonat e Prespës së Madhe nga kufiri i shtetit grek”, tha Ozuni.

LAJMI KRYESOR: Gripi i shpendëve/ Pulat groposen në Shijak, rrezik dhe në Lushnje, ngordhin 60 krerë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir ozuni gripi i shpendeve ne shqiperi fatmir ozuni gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll