Sport

‘Mbylleni gojën’/ Gjesti i Mourinhos ndaj tifozëve të Romës bën xhiron e rrjetit. MOTIVI

21 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
‘Mbylleni gojën’/ Gjesti i Mourinhos ndaj tifozëve të

ITALI- Roma ia doli ditën e djeshme të fitonte derbin ndaj Lazios me shifrat 3-0. Një ndeshje që u vendos në pjesën e parë. Heroi i takimit ishte sulmuesi Abraham me dy golat e tij. Gjatë ndeshjes, anglezi nxiste ultrasit që qëndronin në ‘Curva Sud’ dhe tifozët përgjigjeshin me brohoritje dhe kore.

Pak para se gjyqtari të fërshëllente fundin e 45 minutave të para, tifozët e Romës filluan të talleshin me rivalët e Lacios. Teksa Roma ishte në zotërim të topit, tifozët nisën të dërgonin “olè” talljeje ndaj kundërshtarëve. Një gjest që fjalë për fjalë tërboi Jose Mourinhon.

Në fakt, kamerat u ndalën te trajneri i Romës, i cili më herët, duke parë në fushë, tundi dorën ‘jo’ te ultrasit, duke i ftuar ata të ndalonin. Në përfundim të aksionit, ai u kthye me zemërim duke vënë gishtin në gojën, si për ti thënë të mbyllnin gojën. “Mbylleni atë dreq goje”, bërtiti Mourinho i mërzitur nga ky kor.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll