Politike

Dorëheqja e Bashës, Nishani: Akti i fundit i lojës së tij mjerane, është koha e bashkimit

21 Mars 2022, 20:51 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Nishani: Akti i fundit i lojës së tij

TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës nga PD-ja është akti i fundit mjeran i tij. Me anë të një postimi në Facebook, Nishani shkruan se tani është koha e bashkimit të demokratëve. Ai gjithashtu shkruan se anëtarët e PD-së nuk mund të shpërfillim vullnetin e demokratëve më 11 dhjetor, pasi gabimin e bëjnë në kurriz të demokratëve.

Postimi i Plotë:

Lulzim Basha tentoi të luajë sot aktin e fundit të lojës së tij mjerane për ta kthyer Partinë Demokratike në fasadë-opozitë, lodër në duart e Edi Ramës. Fatin e Partisë Demokratike e kanë marrë tashmë në dorë demokratët, anëtarët e asaj partie, ata që bëjnë të mundur ekzistencën e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është shkarkuar nga detyra e kryetarit prej anëtarëve të Partisë Demokratike në Kuvendin historik Kombëtar të 11 dhjetorit 2021.
Ata të cilët vijojnë të injorojnë, shpërfillin dhe refuzojnë vullnetin dhe vendimet e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, Referendumin e 18 dhjetorit, votimet e 6 marsit, bëjnë të njëjtin gabim që kanë bërë deri sot në kurriz të demokratëve.

Sot është koha e bashkimit të të gjithë demokratëve në proçesin e ringritjes së Partisë Demokratike nisur më 11 dhjetor 2021, për ta bërë atë parti më të hapur, më të fortë, më të bashkuar! Skenarët mjeranë të rregjimit për asgjesimin e PD, opozitës, pluralizmit, kanë marë fund. Deputetët e zgjedhur nga elektorati i Partisë Demokratike, sot më shumë se më parë duhet të bëhen bartësit më kryesorë të vullnetit politik të demokratëve, shprehur që prej 11 dhjetorit deri më 6 mars. Tashmë ka vetëm një proçes, një platformë bashkimi, një shtëpi të madhe të përbashkët, rindërtimi i së cilës ka në themelin e saj votën e lirë për gjithseicilin. Cilido që do të vijojë ta minojë rithemelimin e Partisë Demokratike, do të ketë dështimin e rradhës.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bujar nishani dorehiqet lulzim basha bujar nishani dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll