Politike

“Largoni Berishën”, Rithemelimi-Alibeajt: S’është koha për ultimatume e blofe!

21 Mars 2022, 20:30 Nga DOSJA
“Largoni Berishën”, Rithemelimi-Alibeajt:

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt që ka marrë ‘OK-n e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së për të marrë përkohësisht drejtimin e partisë, i  cili u kërkoi të distancoheshin nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një reagim zyrtar, Komisioni i Rithemelimit shkruan se nuk është koha për të bërë ultimatum e për të luajtur blofin. Në reagim shtohet se procesi duhet hapur dhe nuk duhet këmbëngulur në thellimin e përçarjes së Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë:

Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie. Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire.Tani nuk eshte koha per te nxjerre “ultimatume” apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve. Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules. Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

 (F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha komisioni i rithemelimit te pd sali berisha dorehiqet lulzim basha komisioni i rithemelimit te pd sali berisha

Sondazh

Poll