Politike

Dorëheqja e Bashës, Ambasada britanike: Çdo demokraci ka nevojë për opozitë të fortë

21 Mars 2022, 20:16 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, Ambasada britanike: Çdo demokraci ka

TIRANË- Ambasada britanike ka reaguar pas dorëheqjes së kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebook, shkruhet se ata inkurajojnë një proces zgjedhor të brendshëm të lire dhe të ndershëm. Gjithashtu shkruhet se çdo demokraci e ka nevojë për një opozitë të fortë.

Postimi i Plotë:

Respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike. Ne inkurajojmë tashmë një proces zgjedhor të brendshëm të lirë dhe të ndershëm, që të lejojë PD-në të ecë përpara,në mbështetje të së ardhmes Euro-Atlantike të Shqipërisë. Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë, që mban përgjegjëse qeverinë dhe ofron një alternativë sa më të mirë për qytetarët. Të gjitha partitë politike duhet të promovojnë dhe zgjedhin përfaqësues me standardet më të larta etike dhe profesionale.

LAJMI KRYESOR: Basha iku, PD e merr Alibeaj, kërkon distancimin e Berishës, ish-kryeministri: Bashkohuni

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada britanike dorehiqet lulzim basha ambasada britanike dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll