Aktualitet

Me shapka me gisht, si u arrestua miku i Lul Berishës në Durrës, i veshur sportiv u kap në befasi (Video)

10 Korrik 2019, 11:32 Nga DOSJA
Me shapka me gisht, si u arrestua miku i Lul Berishës në Durrës,

DURRËS– Në videon e publikuar nga policia, Ermir Dervishi që është arrestuar ditën e sotme shihet teksa shoqërohet në komisariat me pranga në duar.

49-vjeçari që akuzohet për vrasjen e mikut të tij Gentian Duros, shihet teksa zbret nga furgoni blu me shapka me gisht dhe i veshur mjaft sportiv.

Ndërkohë anash tij qëndrojnë dy efektivë policie.

Ermir Dervishi u arrestua ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ai akuzohet të ketë vrarë mikun e tij Gentian Duron në vitin 1998 në Kavajë. Dervishi rezulton të jetë edhe pjesë e bandës famëkeqe të Lulzim Berishës në Durrës.

 49-vjeѯari do të ekstradohet në Itali, pasi në vitin 1999 është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Alessandrias.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i ermir dervishit gentian duro lulzim berisha arrestimi i ermir dervishit gentian duro lulzim berisha

Sondazh

Poll