Aktualitet

Vrau mikun e tij 21 vite më parë, arrestohet në Durrës Ermir Dervishi, lidhja me bandën e Lul Berishës (Video)

Dervishi akuzohet për vrasjen e Gentian Duros në Kavajë në vitin 1998. Ai rezulton I dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Durrësit në vitin 2001 në lidhje me këtë krim.
Përditësuar:

DURRËS– Një 49-vjeçar i dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Ermir Dervishin, i cili njihet si një prej miqve të ngushtë të bandës së Durrësit. Ai do të ekstradohet drejt Italisë ku është dënuar me burim të përjetshëm që në vitin 1999 nga Gjykata e Alessandrias për vrasje.

Në videon e publikuar nga policia e Durrësit, miku i Lulzim Berishës shihet teksa shoqërohet në komisariat me pranga në duar. I veshur me pantofla me gisht dhe sportiv, Dervishi zbret nga makina e policicsë i shoqëruar nga dy efektivë.

Dervishi akuzohet për vrasjen e Gentian Duros në Kavajë në vitin 1998. Ai rezulton I dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Durrësit në vitin 2001 në lidhje me këtë krim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime nga policia shpreheshin në atë kohë se Dervishi kishte miqësi me Duron para se ta vriste.

Dyshimet paraprake ishin se kjo vrasje ishte bërë në emër të Bandës së Durrësit, por që roli i tij nuk u sqarua kurrë, dhe nuk u provua asnjëherë që Dervishi kishte kryer vepra penale në emër të badës famëkeqe të Durrësit.

Ermir Dervishi është arrestuar edhe në vitin 2011, por mbeten të qarta rrethanat e lirimit të tij.

(f.m/dosja.al)

  • 13:17

    Me shapka me gisht, si u arrestua miku i Lul Berishës në Durrës, i veshur sportiv u kap në befasi

    Në videon e publikuar nga policia, Ermir Dervishi që është arrestuar ditën e sotme shihet teksa shoqërohet në komisariat me pranga në duar.

    49-vjeçari që akuzohet për vrasjen e mikut të tij Gentian Duros, shihet teksa zbret nga furgoni blu me shapka me gisht dhe i veshur mjaft sportiv.

    Ndërkohë anash tij qëndrojnë dy efektivë policie.

  • 13:17

    Arrestimi i mikut të Lul Berishës, policia jep detaje (Video)

    Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Ermir Dervishit. 49-vjeçari është arrestuar në qytetin e Durrësit dhe do të ekstradohet drejt Italisë ku është dënuar me burim të përjetshëm .

    Njoftimi i policisë Durrës

    Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

    Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

    • Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.

    Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Shto Koment