Aktualitet

Vrau mikun e tij 21 vite më parë, arrestohet në Durrës Ermir Dervishi, lidhja me bandën e Lul Berishës (Video)

10 Korrik 2019, 10:59 Nga DOSJA
Vrau mikun e tij 21 vite më parë, arrestohet në Durrës Ermir

DURRËS– Një 49-vjeçar i dënuar për vrasje me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Dosja.al mëson se bëhet fjalë për Ermir Dervishin, i cili njihet si një prej miqve të ngushtë të bandës së Durrësit. Ai do të ekstradohet drejt Italisë ku është dënuar me burim të përjetshëm që në vitin 1999 nga Gjykata e Alessandrias për vrasje.

Në videon e publikuar nga policia e Durrësit, miku i Lulzim Berishës shihet teksa shoqërohet në komisariat me pranga në duar. I veshur me pantofla me gisht dhe sportiv, Dervishi zbret nga makina e policicsë i shoqëruar nga dy efektivë.

Dervishi akuzohet për vrasjen e Gentian Duros në Kavajë në vitin 1998. Ai rezulton I dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Durrësit në vitin 2001 në lidhje me këtë krim.

Burime nga policia shpreheshin në atë kohë se Dervishi kishte miqësi me Duron para se ta vriste.

Dyshimet paraprake ishin se kjo vrasje ishte bërë në emër të Bandës së Durrësit, por që roli i tij nuk u sqarua kurrë, dhe nuk u provua asnjëherë që Dervishi kishte kryer vepra penale në emër të badës famëkeqe të Durrësit.

Ermir Dervishi është arrestuar edhe në vitin 2011, por mbeten të qarta rrethanat e lirimit të tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet miku i lul berishes durres ermir dervishi gentian duro lulzim berisha arrestohet miku i lul berishes durres ermir dervishi gentian duro lulzim berisha

Sondazh

Poll