Sport

Mancini luan gjithçka! Pa Kupën e Botës të vazhdojë, apo të iki…

21 Mars 2022, 10:04 Nga DOSJA
Mancini luan gjithçka! Pa Kupën e Botës të vazhdojë,

ITALI – Të gjitha ose asgjë. Javë vendimtare po vjen për Italinë dhe për trajnerin e saj Roberto Mancini, i cili do të sfidojë Maqedoninë e Veriut në Palermo, të enjten në mbrëmje.

Kjo është e para nga dy ndeshjet e “play-offit”, që me shpresë do t’i çojë ‘azzurrët’ në Kupën e Botës “Katar 2022”.

E vështirë, për shkak të mungesave të shumta, sidomos në repartin e mbrojtjes, por mbi të gjitha, me ndeshje me një koeficient shumë të lartë përgjegjësie.

Mancini luan gjithçka. “Corriere della Sera” e kujton këtë, duke nënvizuar se si trajneri ‘azzurr’, fitues i kampionatit europian, e di se çfarë është në lojë: mund të vendosë të pyesë veten, shkruan gazeta, nëse nuk godet objektivin.

Qëndrim i ndryshëm nga presidenti i federatës Gabriele Gravina: ai tashmë e ka thënë qartë, se edhe në rast moskualifikimi, Mancini nuk do të largohet. Gjithsesi, një rezultat i tillë do të rriste presionin e Serisë A, tashmë jo indiferent kundër trajnerit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asistenti i roberto mancinit dy ndeshjet e “play-offit” trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini asistenti i roberto mancinit dy ndeshjet e “play-offit” trajneri i kombëtares ‘azzurre’ roberto mancini

Sondazh

Poll