Sport

Në Premier League të gjithë çmenden pas Osimhenit. Por duhen 100 milionë euro…

21 Mars 2022, 10:53 Nga DOSJA

ITALI – Napoli me të drejtë është entuziast për Victor Osimhen, qendërsulmuesin e ri të ëndrrave me fanellën blu. Golat e tij nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Në vlerësimet ndërkombëtare, emri i tij tani është shpesh në podiumin e citimeve.

Do të kemi një verë me lëvizje të rëndësishme në frontin e sulmuesve. Me Mbappe në drejtim të Madridit, Erling Haaland në vijën e nisjes nga Dortmundi, apo dhe Harry Kane gjithmonë i gatshëm te Tottenham.

Midis tyre përmendet edhe emri i Osimhenit, tashmë lidhet me klube të klasit të parë dhe mbi të gjitha të pasura. Tani për tani Osimhen ka një pagë neto prej rreth 4 milionë euro dhe ka kontratë që i skadon në vitin 2025.

Por a do të jetë lojtari dhe agjentët e tij të mendimit për një transfertë, në rast të një oferte maxi? Në çdo rast, procesi i shitjes nuk mund të nisi nëse nuk realizohet një propozim rreth 100 milionë euro.

Dhe nëse Newcastle tashmë e ka ekspozuar veten, tregu siguron që drejtues të tjerë do të shfaqen së shpejti. Për shembull, Arsenali që është në kërkim të trashëgimtarit të Aubameyang dhe ka një buxhet të konsiderueshëm, duke pasur parasysh se është shumë pranë kthimit në Champions League.

Vlerësime të ngjashme priten edhe nga Manchester United (ku CR7 dhe Cavani janë jashtë), si në Tottenham. Gama është e gjerë, shumë e gjerë. Bëmat e Osimhenit janë të paçmueshme. Por nëse dikush bën gati çmimin…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit dëshira e victor osimhen presidenti aurelio de laurentiis victor osimhen u operua “diego armando maradona” i napolit dëshira e victor osimhen presidenti aurelio de laurentiis victor osimhen u operua

Sondazh

Poll