Sport

Beckham bën gjestin e madh, Instagrami i kalon doktoreshës që shpëton foshnjat në Ukrainë

21 Mars 2022, 12:03 Nga DOSJA
Beckham bën gjestin e madh, Instagrami i kalon doktoreshës që

ANGLI– David Beckham bën gjestin e madh. Ish-mesfushori i Manchester United dhe Kombëtares së Anglisë ia dorëzon llogarinë e tij në Instagram Dr. Iryna Kondratova, drejtuese e qendrës rajonale dhe anesteziste e fëmijëve në Ukrainë. Beckham ka vendosur të shesë llogarinë e tij për një ditë, i ndjekur nga 71 milionë ndjekës, për të folur për punën e bërë nga doktoresha së bashku me Unicef-in në këtë kohë lufte. Qëllimi është të tregohet realiteti shëndetësor i Ukrainës që gjendet në vështirësi.

Dr. Kondratova tha se gjatë ditës së parë të konfliktit, gratë shtatzëna dhe nënat u evakuuan në bodrum: “Ishin tre orë të tmerrshme që kaluam së bashku. Ditët e para ishin më të vështirat. Ne duhej të mësonim se si të jetonim me bombardimet”.

Videoja e postuar nga doktoresha tregon sesi bodrumi u shndërrua në një strehë për nënat e reja dhe nënat shtatzëna. Doktoresha Kondratova ka shpjeguar se në objekt punon gjatë gjithë ditës dhe se kryen rolin e saj si shefe e klinikës dhe atë të anestezistit pediatër, por jo vetëm. Ajo menaxhon logjistikën dhe ofron mbështetje emocionale për pacientët. Më pas ajo tregoi historinë e një gruaje të quajtur Yana dhe foshnjës së saj Mykhailo.

Fëmija ka lindur në ditën e dytë të luftës me probleme respiratore: “Tani është më mirë, por familjes i është shkatërruar shtëpia dhe nuk kthehen dot. Gjeneratorët e oksigjenit që morëm nga Unicef ​​ndihmojnë në sigurimin e oksigjenit për fëmijët në bodrum. Me siguri po rrezikojmë jetën, por nuk e mendojmë fare. Ne e duam punën tonë”.

Beckham ka bërë një thirrje të përzemërt për ndjekësit e tij që të mbështesin “njerëzit e jashtëzakonshëm” që punojnë në “kushte të tmerrshme”. Beckham, i cili u bë ambasador i UNICEF-it në 2005, u kërkoi gjithashtu ndjekësve të tij të ndihmonin në financimin e luftës në Ukrainë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli beckham ukraine angli beckham ukraine

Sondazh

Poll