Aktualitet

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ngordhjen masive të pulave: Kush e shkeli karantinën?

21 Mars 2022, 09:45 Nga DOSJA
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ngordhjen masive të pulave:

DURRËS– Prokuroria e Durrësit nis hetimet për ngordhjen masive të pulave për shkak të gripit të shpendëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hetimet kanë nisur për shkelje të rregullave të karantinës, ndërsa sot ka nisur veprimet e para hetimore. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur ështe konstatur rasti i parë dhe praktika që është ndjekur, nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Duke nisur nga sot, hetuesit i kanë dhënë autorizim policisë të sekuestrojë të gjithë dokumentat lidhur me praktikat që janë ndjekur mbi mënyrën që është ndjekur pas rasteve të njëpasnjëshme për ngordhjen e pulave.

Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve. Ndërkohë që Ministria sot hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim se çfarë po ndodh e se çfarë masash janë ndërmarrë. 

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres gripi i shpendeve ne shqiperi prokuroria e durresit durres gripi i shpendeve ne shqiperi prokuroria e durresit

Sondazh

Poll