Aktualitet

Pamje ‘katastrofale’ nga Durrësi! “Mal” me pula të ngordhura, ç’po ndodh në Durrës (FOTO)

21 Mars 2022, 09:11 Nga DOSJA

DURRËS– Dalin pamjet e para nga Durrësi, ku ka shkuar gati në 1 milion numri i pulave të ngordhura në qytetin e Durrësit, që përbëjnë 80% të tufës së dy pularive. Siç duket edhe nga fotoja e “Fax”, pulat e ngordhura janë mbledhur bashkë në një vend, ndërsa subjektet kërkojnë ndihmë nga shteti për t’i groposur.

Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve. Ndërkohë që Ministria sot hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim se çfarë po ndodh e se çfarë masash janë ndërmarrë.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi gripi i shpendeve ne shqiperi

Sondazh

Poll