Aktualitet

Ngordhja e pulave, Vojo Bregu: Ministria e Bujqësisë duhet të jetë në terren, ka rrezik!

21 Mars 2022, 09:43 Nga DOSJA
Ngordhja e pulave, Vojo Bregu: Ministria e Bujqësisë duhet të

TIRANË – Ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga gripi i shpendëve që ka shfarrosur të paktën 1 milionë shpendë në disa pulari të zonës. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se Ministria e Bujqësisë duhet të jetë e gjitha në terren, duke e cilësuar situatën si shumë të rëndë.

“Ministria duhet të jetë në terren, jo me letra dhe urdhra, por realisht, pasi situata nuk ka qenë ndonjëherë më e rëndë. Mungesën e transparencës së deritanishme, duhet ta zëvëndësojë një transparencë e plotë. Gripin nuk e kemi në dorë ne, por sa shpendë kanë ngordhur, ku janë ato shpendë, ku do groposen, çfarë do ndodhë në zonat e kontaminuara, këtë ministria e ka në dorë. Duhet transparencë dhe veprim energjik për përballimin e kësaj pandemie, që deri në një farë mase, u ndihmua pa arsye nga autoritetet shtetërore,”-shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË: 

Grip shpendësh ka pasur dhe më parë në Shqipëri. Do ketë dhe në të ardhmen. Por ajo që është e papranueshme, është mënyra e menaxhimit të situatës, si dhe komunikimi me publikun. Kur të gjithë specialistët dhe opinioni publik, bazuar në informacionet e marra prej ditësh, deklaronin pa hezitim se kishim të bënim me grip shpendësh, institucionet e ministrisë së bujqësisë insistonin në mënyrë të pashpjegueshme që nuk kemi të bëjmë me grip shpendësh. Ky insistim, i cili u provua shkencërisht që ishte i gabuar, mendoj që mund të ketë vetëm 2 arsye. Arsyeja e parë ashtu siç është përfolur dhe në media, mund të jetë korruptive. Arsyeja e dytë mund të jetë paaftësia, gjë që personalisht e dyshoj. Gjithësesi për shkak të emergjencës shëndetësore,mjedisore, financiare, për shkak të gripit të shpendëve, ministria e bujqësisë për momentin, duhet të jetë e gjitha në terren, jo me letra dhe urdhra, por realisht, pasi situata nuk ka qenë ndonjëherë më e rëndë. Mungesën e transparencës së deritanishme, duhet ta zëvëndësojë një transparencë e plotë. Gripin nuk e kemi në dorë ne, por sa shpendë kanë ngordhur, ku janë ato shpendë, ku do groposen, çfarë do ndodhë në zonat e kontaminuara, këtë ministria e ka në dorë. Duhet transparencë dhe veprim energjik për përballimin e kësaj pandemie, që deri në një farë mase, u ndihmua pa arsye nga autoritetet shtetërore.

Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve. Ndërkohë që Ministria sot hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim se çfarë po ndodh e se çfarë masash janë ndërmarrë.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi vojo bregu gripi i shpendeve ne shqiperi vojo bregu

Sondazh

Poll