Aktualitet

Ngordhja e pulave, eksperti: Ka disa muaj, nisi me gjelat e detit. Tana Kika: Gënjeshtër!

21 Mars 2022, 09:32 Nga DOSJA
Ngordhja e pulave, eksperti: Ka disa muaj, nisi me gjelat e detit. Tana Kika:

DURRËS– Konfirmohen dyshimet, në Durrës, është shënuar rasti i parë  në zonë i  virusit H5N8, i njohur si gripi i shpendëve. E ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI. TV, “Kafe shqeto’ Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka dhënë detaje lidhur me sëmundjen, ndërsa eksperti i bujqësisë, Edi Fero ka lëshuar një deklaratë të fortë. Sipas tij, gripi qarkullon prej kohësh dhe e gjitha ka nisur me pulat e detit. Por kjo gjë është mohuar nga Kika, e cila e konsideron deklaratën si gënjeshtër.

Tana Kika: Analizat e njëpasnjëshme, në ditë të ndryshme, në kampione të ndryshme, në stabilimente të ndryshme, në të gjithë vendin, marrë gjatë kësaj periudhe konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik gjendur vetëm në dy stabilimente në Durrës.

Eksperti Edi Fero: Pularitë janë të shkatërruara rreth 50%. Nuk kemi të bëjmë me një situatë që ka ndodhur tani, por prej disa muajsh që ka prekur sektorin e gjelave të detit. Ka ngordhur gati gjysma e krerëve. Situata u agravua akoma më shumë dhe tani nuk e dimë se ku do të shkojë kjo situatë.

Tana Kika: është gënjeshtër kjo e gjelit të detit. Nuk është akuzë. Kjo nuk është e vërtetë, kemi pasur ngordhje ditore normale.

Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve. Ndërkohë që Ministria sot hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim se çfarë po ndodh e se çfarë masash janë ndërmarrë.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi fero gripi i shpendeve ne shqiperi tana kika edi fero gripi i shpendeve ne shqiperi tana kika

Sondazh

Poll