Aktualitet

Përndjekje ndaj 18-vjeçares, kokainë dhe vjedhje! 10 të arrestuar në Tiranë

21 Mars 2022, 09:45 Nga DOSJA
Përndjekje ndaj 18-vjeçares, kokainë dhe vjedhje! 10 të

TIRANË– Dhjetë persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar pasi ka përndjekur një 18-vjeçare. Po ashtu janë vënë në pranga edhe persona të tjerë të cilëve iu janë gjetur lëndë narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 10 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – G. K., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare dhe automjeti; – M. S., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. D., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariarin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur shtetasen I. B., 18 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 41 vjeç, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin M. V., 34 vjeç, dhe gjatë kontrollit të mjetit në pronësi të shtetasit B. Ç., nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop metalik, një pistoletë çakmak dhe një këllëf pistolete. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. F., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – L. B., 51 vjeç, F. L., 50 vjeç, F. Sh., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur; – H. N., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. L. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit shtetasi H. N., dhe dy pasagjerët e mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane perndjekje ndaj te mitures tirane arrestim ne tirane perndjekje ndaj te mitures tirane

Sondazh

Poll