Aktualitet

40 kg në bagazh! Kishin mbushur makinën plot me kanabis, arrestohen 3 persona në Lezhë

21 Mars 2022, 08:44 Nga DOSJA
40 kg në bagazh! Kishin mbushur makinën plot me kanabis, arrestohen 3

LEZHË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi janë kapur me 40 kilogram kanabis brenda makinës së tyre. Në pranga kanë përfunduar, Ergys Arrazi, Izmir Dervishi dhe Durim Mehmedaj, të ndarë në dy automjete. Grupi i kontrollit të Policisë kishte informacione se disa persona po transportonin lëndë narkotike, me 2 automjete në rrugën nacionale Shkoder – Lezhë, kështu që grupi i kontrollit bëri shenjë për ndalim tek të rinjtë. Gjatë kontrollit në mjet u gjet lënda narkotike që kishte për qëllim shitjen. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zadrima”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Lezhë. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 40 kilogramë cannabis sativa, 2 automjete dhe 3 celularë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po transportonin lëndë narkotike, me 2 automjete, në rrugën nacionale Shkoder – Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Zadrima”.

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i dy automjeteve. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin I. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë. Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin shtetasit D. M. dhe E. A., të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. D., 31 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durim mehmedaj ergys arrazi izmir dervishi operacioni zadrima durim mehmedaj ergys arrazi izmir dervishi operacioni zadrima

Sondazh

Poll