Aktualitet

Sherri në Kombinat/Në pranga 3 persona, 60-vjeçari qëlloi me armë ndaj dy personave (EMRAT)

21 Mars 2022, 09:38 Nga DOSJA
Sherri në Kombinat/Në pranga 3 persona, 60-vjeçari qëlloi

TIRANË-  Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për sherrin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Kombinatit, ku u përdor edhe arma e zjarrit. Në pranga ka përfunduar 60-vjeçari Arjan Shtëmbari dhe dy personat që ai u konfliktua, të dy të identifikuar si Edison Gashi, ndërsa tjetri është 42-vjeçari, i identifikuar vetëm me inicialet M. G. Këta dy të fundit mendohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me 60-vjeçarin Shtëmbari, e më pas ky i fundit ka qëlluar drejt tyre me armë, por fatmirësisht nuk ka lënduar asnjë prej tyre. Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak, gëzhoja, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre një 60-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një tjetër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në Kombinat, në rrugën “Llambi Bonata”, menjëherë kanë organizuar punën dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. Sh., 60 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; – E. G., 27 vjeç dhe M. G., 42 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Më pas shtetasi E. G., së bashku me shtetasin M. G., kanë goditur shtetasin A. Sh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak, gëzhoja dhe një automjet në pronësi të shtetasit A. Sh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan shtëmbari edison gashi policia e tiranes arjan shtëmbari edison gashi policia e tiranes

Sondazh

Poll