Aktualitet

“BMW” del nga rruga me shpejtësi ‘skëterrë’, plagosen dy 20-vjeçarët në Korçë

21 Mars 2022, 09:25 Nga DOSJA
“BMW” del nga rruga me shpejtësi

KORÇË– Një aksident i rëndë ka lënë të plagosur dy 20-vjeçarë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ravonik-Korçë, ku mjeti që drejtohej nga 23-vjeçari me inicialet A,K doli nga rruga. Për pasojë u dëmtuan pasagjerët e mjetit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën Ravonik-Korçë, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMë”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce korce aksident ne korce korce

Sondazh

Poll