Politike

Deputeti Sula në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës:Shqiptarët duan masa për të ulur çmimet

20 Mars 2022, 19:01 Nga DOSJA
Deputeti Sula në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës:Shqiptarët

PEQIN- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka vizituar ditën e sotme markete në Peqin si dhe në Rrogozhinë, për të parë rritjet e çmimeve. Me anë të një postim i në Facebook, Sula shkruan se qytetarët i kanë thënë atij se mezi po sigurojnë bukën e gojës. Sipas tij, rritjet e çmimeve janë bërë të papërballueshme për qytetarët, duke shtuar se disa taksa duhen pezulluar në mënyrë që të përmirësohet situata.

Postimi i Plotë:

“Nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës” Kryeministri i ka keqkuptuar qytetarët. Ata nuk i kishte marrë malli për ta parë atë çdo minutë në televizor, por presin prej tij që të të marrë masa konkrete duke ulur taksat abuzuese në mënyrë që të ulen edhe çmimet. Njësoj si edhe në marketin ku ishte Edi Rama sot, edhe në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës ku isha unë, ndonëse ditë e Dielë dhe duhet të gumzhinin me klientë, realiteti ishte krejt e kundërta.BOSH! U desh të prisja disa minuta derisa në derë të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë.

Përtej propagandës së qeverisë, situatën reale e pohojnë qytetarët. “Nuk po arrijmë të marrim dot edhe bukën e gojës”, më tha një kryefamiljar duke u lutur që çmimet të bien. Situata është e trishtë në Peqin,dhe gjithë zonën ku jam zgjedhur deputet. Shqiptarët kanë vite që paguajnë me taksat e tyre agjenci të shumta për të mbajtur në monitorim tregun e që të mos lejojë abuzimin nga ana e bizneseve. Në këto momente nuk ka nevojë për të ngritur borde e për të shtuar numrin e punonjësve të administratës që paguhen me paratë e shqiptareve, por është momenti që qeveria të marrë përgjegjësitë e të veproj njësoj si qeveritë e rajonit të paktën duke pezulluar disa taksa derisa të ketë një situatë më të përmirësuar.

Bashkëbisedimi

Dash Sula: Si janë çmimet e shportës, vajit, orizit, makaronave e bukës?
Qytetarja: Janë rritur shumë, nuk e përballojmë dot!
Dash Sula: Shikojeni, edhe me supër ofertë, vaji 300 lekë. Ndërkohë firmat e tjera të vajit janë mbi 330 lekë. Ndërkohë sheqeri nga 85 lekë në 110 lekë.
Dash Sula- qetetarit: Si ëhstë situate me çmimet e shportës?
Qytetari: Çdo gjë është katastrofë, nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës. Ishalla po ulen çmimet që edhe njerzit të mundohen të blejnë atë që do shporta për shtëpi. Oriz, Vaji veza, pra çfarë ka shporta e shtëpisë.
Dash Sula: Ke vërejtur rritje të forta apo?
Qytetari: aq shumë sa që nuk po i përballojmë dot më.
Dash Sula: A mjafton 30 mijë leksi I vjetër për rimbursim që ka paralajmëruar qeveria për shtresat në nevojë?
Qytetari: Jam dakord por ne nuk po marrim asgjë. Flitet shumë por nuk kemi marrë asgjë.

Tabela e Çmimeve

Produkti   Ishte    Bëhet
Buka       80 lekë    100-110 lekë
Sheqeri   75 lekë   110 lekë
Miell       100 lekë   120 lekë
Vaji         180 lekë     300 lekë
Makaronat    75 lekë   90 lekë
Qumështi     140 lekë   160 lekë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashnor sula rritja e çmimeve dashnor sula rritja e çmimeve

Sondazh

Poll