Politike

Meta: Institucionet të dëgjojnë kërkesat e fëmijëve me sindromën Down

20 Mars 2022, 18:07 Nga DOSJA
Meta: Institucionet të dëgjojnë kërkesat e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka nxitur institucionet që të dëgjojnë kërkesat e prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve me sindromën Down. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se i mbështet plotësisht kërkesat e tyre dhe marshimin që ata bën ditën e sotme.

Postimi i Plotë:

Solidarizohem dhe mbështes plotësisht kërkesat e drejta të prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Down, që marshuan sot në Tiranë, për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe shërbime cilësore. Nxis institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të fëmijëve me sindromën Down, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike femijet me sindromen down ilir meta femijet me sindromen down ilir meta

Sondazh

Poll