Politike

“Ngre në këmbë” qeverinë, Rama nxjerr për “inspektim” ministrat, vetë zgjedh Tiranën

20 Mars 2022, 17:37 Nga DOSJA
“Ngre në këmbë” qeverinë, Rama nxjerr për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka kontrolluar nga afër impaktin e bordeve të krijuara për kontrollin e çmimeve në disa markete dhe furra buke. Por nuk kanë qenë të vetmit, pasi Rama ka dashur të tregojë e gjithë qeveria është në terren pranë qytetarëve, edhe pse askush prej tyre nuk pranoi të takonte asnjë prej protestuesve që priten dje poshtë Kryeministrisë për orë me radhë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkoi në një prej marketeve të Tiranës për garantimin e çmimeve referenciale sipas përcaktimeve nga Bordi i Administrimit të Tregtimit, ndërsa ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi shkoi për inspektime në Durrës.

Në Korçë u dërgua ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërkohë që edhe Elisa Spiropali qëndroi në Tiranë. Në Maminas, në një pikë grumbullimi dhe farmaci bujqësore në Maminas, për të monitoruar transparencën te tregtarët e mëdhenj të inputeve mbi marzhin e fitimit për produktet plehëruese për fermerët ishte Frida Krifca. Ndërsa Belinda Balluku, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës njoftoi nga zyra masa e marra për kursimin e energjisë elektrike.

SHIKO EDHE KËTO: 

Belinda Balluku:Kurseni se ka krizë! Pas orës 12 fiket ndriçimi,ja AKSET që s’do kenë drita

Para syve të kryeministrit! Buka blihet 120 lekë, por peshon vetëm 700 gram…Rama: Ndodh!

‘Jam me PD’/ Rama kapet me demokratin: Punëtor ndërtimi dhe ke 2 makina? Paguaj taksat pra

Me ministren në krah, Rama del në terren, kontroll tek marketi i lagjes: Mos me abuzime!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike prej luftes edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll