Politike

‘Jam me PD’/ Rama kapet me demokratin: Punëtor ndërtimi dhe ke 2 makina? Paguaj taksat pra

20 Mars 2022, 11:08 Nga DOSJA
‘Jam me PD’/ Rama kapet me demokratin: Punëtor ndërtimi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë sot për të bërë inspektimet e çmimeve në terren të bukës dhe produkteve të tjera të shportës, duke shkuar dyqan më dyqan. I shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Rama ka pyetur vetë punonjësit se si ndikon kriza tek ta, por në një furrë bukë gjeti një “demokrat”. Punonjësi i kërkoi disa kushte të reja në profesionin e tij, por në momentin që i tregoi kryeministrit se kishte dy vetura, gjithçka mbaroi! Me të qeshur dhe duke ikur, numri një i maxhorancës i kërkoi që të paguante taksat.

PJESË NGA BISEDA:

Qytetari: Se unë jam punëtor ndërtimi, jam me PD po ju respektoj si kryeministër. Ne jemi shumë në vështirësi si punëtor ndërtimit. Do të doja të ishim në të njëjtën nivel si rajoni, Mali i Zi i ka punëtorët me kartë, me kartë shëndeti. Nëse ne na plotësohen disa kushte…

Ibrahimaj: Kanë karta se sistemin e kanë bërë para 20 vitesh, ne i kemi të gjitha në një kod, në kodin e ID.

Rama: Jemi larg vërtetë në këtë pjesë, jemi më lart se ata. Po ju morët komunistat në krye, unë ika. Ti bëj një provë, futu në e-Albania, ti i ke të gjitha atje. I ke. Nuk ka nevojë të të përgjigjet njeri.

Qytetarja: As Greqia… Pa punë, ti i ke të gjitha gati, ja ta them se jam jashtë. Ka shkallë, ju nuk doni shkallë.

Rama: Kompanitë këtu paguajnë 0 taksë dhe 0 TVSH, shko në Mal të Zi dhe Kroaci sa paguajnë. E kemi tatimin më të ulët sesa e kishim kur ishte partia jote në pushtet. 

Qytetari: Partia ime është parti koti, prandaj u shkri. Unë mendoj që çdo parti që do vijë, ti mbajë njerëzit me kualitet jo me fis. Ai fut fisin.

Rama: Tani do bëhet tatimi për pagat, deri në 400 mijë lekë e ke 0. Ti s’ke veturë?

Qytetari: Kam dy.

Rama: Ti qenke fiks, do paguash taksën e naftës. Ja e sheh, e sheh apo jo? Kemi paga të ulëta, ja me dy vetura. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll